Vdes Dusty Hill

Mediale Vip

Vdes Dusty Hill

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 22:57
Dusty Hill

Ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare Dusty Hill – basisti i rok grupit amerikan, “ZZ Top”.

Bashkanëtarët e bendin, Billy Gibbons dhe Frank Beard, kanë konfirmuar se ai vdiq në gjumë, njofton Variety.

“Ne u pikëlluam nga lajmi se Dusty kishte vdekur në gjumë, në shtëpinë e tij në Houston. Ashtu sikur gjithë fansat tanë në të gjithë botën, neve do të na mungojë prania e tij, natyra e mirë dhe përkushtimi ndaj bendit. Do të na mungosh shumë, amigo”, kanë shkruar.

Kohët e fundit Hill pësoi një dëmtim në ijë. Për shkak të kësaj, atij iu desh të humbë koncertet si pjesë e turneut veror. Detajet e vdekjes së tij ende nuk janë bërë të ditura.

Përveç që luante bas kitarë, rokeri luante edhe piano dhe ishte vokalisti përcjellës dhe kryesor. Të gjithë anëtarët e “ZZ Top” u regjistruan në ‘Rock and Roll Hall of Fame’ në vitin 2004.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat