Kjo është frika më e madhe Lori Hoxhës

Mediale Vip

Kjo është frika më e madhe Lori Hoxhës

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 10:29
Lori Hoxha

Lori Hoxha është një nga blogeret më të ndjekura në Shqipëri dhe shumë vajza drejtohen tek ajo nëse u duhet të marrin këshilla rreth modës e trendeve të bukurisë. Shpesh ajo ju lë hapësirë ndjekësve të saj në rrjete sociale për ta pyetur rreth gjithçkaje që duan të mësojnë dhe kurioziteti është gjithmonë shumë i madh.

Këtë radhë, ajo zgjodhi që të ndanë me publikun detaje nga jeta e saj private si asnjëherë më parë. Në një intervistë për “Prive” ajo bëri të ditur se së fundmi i është dedikuar e gjitha televizionit, duke u marrë me përgatitjet e një programi të madh.

“Mundohem që të tejkaloj të gjitha frikërat e mia, por ajo që më bezdis akoma është klaustrofobia (pra frika nga ambjentet e mbyllura)”, u shpreh Lori.

Lori Hoxha është një nga ato personazhe që shpesh ka treguar se jeta e saj është shumë më ndryshe nga ajo çfarë shfaq në rrjete sociale. Ajo ka rrëfyer prej kohësh se ka probleme të theksuara me shëndetin mendor, sidomos me ankthin dhe atakët e panikut.

Më herët, blogerja tregoi se po kalon një periudhë të tillë mjaft të vështirë për shkak të ankthit. Gjatë një bisede virtuale dikush është interesuar dhe e ka pyetur se çfarë ndjen kur kalon kriza ankthi.

“Më duket sikur nuk jam prezente, sikur jam në ëndërr. Kam dhimbje kokë, dridhje trupi, lodhje ekstreme, nuk mund të përqëndrohem etj. Nuk mund ta heq qafe realisht”, ka treguar Lori.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat