Capital T rregullon gabimin në klipin e ri

Mediale Vip

Capital T rregullon gabimin në klipin e ri

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 14:45
Capital T

Kënga ‘Buzëqeshje’ e reperit e realizuar së fundmi shkaktoi debate.

Dhe, arsyeja e kësaj ishte se ndjekësit vunë re se në skenën xhiruar në Katedralen në Shkodër, mungonte kryqi.

Komentet ishin nga më të ndryshmet por më shumë kishte negative duke u aluduar se vperimi i artistit ishte i qëllimshëm.

Ndërkohë, sot ai ka bërë një postim në Instagram storie duke treguar se gabimi èshtë rregulluar dhe ka kërkuar sërish falje.

“Klipi ‘Buzëqeshje’ osht kthy në versionin origjinal të tij pa gabime edhe është me kryqin n’vend vet. Edhe niher kërkoj falje për krejt situatën e krijuar. Shumë respekt e dashni për krejt shqiptarët e mi anë e mbanë botës pa dallime fetae apo t’asni lloji. Shijojeni kangën. Ju don Kapo”, ka shkruar ai.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat