Pas Scarlett, edhe Emma Stone po mendon të ngrejë padi ndaj Disney

Mediale Vip

Pas Scarlett, edhe Emma Stone po mendon të ngrejë padi ndaj Disney

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 23:08
Emma Stone

Pasi Scarlett Johansson ngriti një padi kundër Disney, kolegia e saj, Emma Stone, thuhet se po konsideron të ndërmarrë hapa identikë.

Mediat amerikane shkruajnë se Johansson ngriti një padi në një gjykatë në Los Angeles, duke deklaruar se Disney shkeli një marrëveshje të rëndësishme duke publikuar njëkohësisht filmin në platformat transmetuese dhe në kinema.

Sipas ScreenRant, edhe Stone planifikon të padisë Disneyn për të njëjtat arsye. Filmi “Cruella” u prezantua në fund të muajit maji të këtij viti dhe, sipas kontratës që aktorja nënshkroi, duhej të shfaqej vetëm në kinema.

Sidoqoftë, Disney shkeli marrëveshjen dhe e lëshoi filmin edhe në platformën e vet transmetuese.

“Stone së shpejti do të vendosë se çfarë të bëjë. Pas kësaj fundjave, ne gjithashtu do të shohim se çfarë ndodh me Emily Blunt – nëse Disney përsërit të njëjtën vepër me filmin e saj, ‘Jungle Cruise’”, ka deklaruar gazetari amerikan, Matt Belloni.

Ai shton se Disney tashmë ka kryer një numër veprash penale, si dhe se një numër i madh njerëzish mirëpritën vendimin e Johansson për të ngritur padi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat