Rihanna nxjerr në treg parfumin e saj të parë

Mediale Vip

Rihanna nxjerr në treg parfumin e saj të parë

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 16:13
Rihanna

Këngëtarja e njohur, Rihanna ka ndarë me të gjithë fansat një lajm shumë të bukur. Ajo ka njoftuar se parfumi i saj i parë Fenty do të jetë i disponueshëm për blerje më 10 Gusht.

Aroma pikante dhe e ëmbël është frymëzuar nga vendet ku Rihanna ka udhëtuar gjatë gjithë jetës së saj, nga qyteti i saj i lindjes në Bridgetoën, Barbados, në Paris dhe New York.

Parfumi do të jetë në dispozicion për 120 dollarë ekskluzivisht në fentybeauty.com.

“Kjo është gjëja që dua më shumë. Është një përvojë, është një kujtim, i përfshirë në një aromë. Një erë, nuk do ta harroni kurrë”, ka thënë 33-vjeçarja në një deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat