Capital T tregon se e ka anuluar ftesën për performancë në Festivalin në Korçë

Mediale Vip

Capital T tregon se e ka anuluar ftesën për performancë në Festivalin në Korçë

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 14:31
Capital T

Këngëtari përmes një video në rrjete sociale të sapo publikuar tha se e ka anuluar ftesën, gjithashtu iu ka bërë thirrje edhe të tjerëve të bëjnë këtë gjë.

Trim Ademi, i njohur si Capital T, ndër të tjera ka thënë se kush dëshiron të dëgjojë muzikë serbe mund të shkojë në Serbi.

Reagime tjera nga artistë shqiptarë ka shkaktuar ftesa e këngëtarit serb, Goran Bregovic në këtë Festival.

“FESTA E BIRRES NE KORÇE. Besoj se jemi mjaftueshëm artiste Shqiptare skemi nevoj per import @bashkiakorce / ? JU BEJ THIRRJE TE GJITH KOMUNITETIT ARTISTIK TE REAGOJN DHE TE GJITH POPULLIT TA BOJKTOJNE KETE EVENT SEPSE NE SJEMI DELE ?”, ka shkruar këngëtari.

Ndryshe, pak para Capital T, ishte edhe reperi Unikkatil i cili bëri një reagim me kërkesën e bojkotit për këtë Festival.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat