Fansi tenton ta prekë në koncert, ky reagim i Melindës duartrokitet

Mediale Vip

Fansi tenton ta prekë në koncert, ky reagim i Melindës duartrokitet

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 19:51
Melinda Ademi

Vera mund të themi që mban emrin e saj.

Hitet e njëpasnjëshme i kanë sjellë Melindës edhe koncerte të njëpasnjëshme.

Ajo çdo mbrëmje është e angazhuar nga një cep në tjetrin për të qenë pranë fansave të saj këtë verë kur fatmirësisht edhe masat e mundësojnë një gjë të tillë.

E mbrëmjet muzikore, ofrojnë situata nga më të ndryshmet, të cilat duhen menaxhuar.

Një të tillë, ndjekësit e kanë ndarë në rrjete sociale.

Një nga fansat ka tentuar ta prekë Melindën e cila është është treguar e pakompromis.

“Mos më prek!” – ka qenë kërkesa e prerë e Melindës.

Përkundër afërsisë që ka me fansat e saj, Melinda ka vendosur limite të përcaktuara që nuk duhen kapërcyer, dhe definitivisht mirë bën! Ndjekësit në rrjete e kanë duartrokitur për veprimin.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KTR (@keng_te__reja)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat