Në foton e fundit Dua Lipa pozon me bikini të njëjta së bashku me shoqet e saj

Mediale Vip

Në foton e fundit Dua Lipa pozon me bikini të njëjta së bashku me shoqet e saj

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 11:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Ajo rregullisht shfaq trupin e saj të hollë, duke pozuar në veshje të ekspozuara.

Dhe Dua Lipa u lajmërua në Instagram të premten për të ndarë fotografitë e saj me bikini ngjyrë të zeza, teksa pozonte me shoqet e saj me rroba banje të përshtatshme ndërsa ishte në Shqipëri.

Ylli i popit, 25 vjeçe, tregoi fizikun e saj për t’u pasur zili nga çdo femër, teksa shijonte rrezet e diellit, shkruan DailyMail.

Dua e shijoi ditën e saj me shoqet: Sarah Lysander, Rosie Vira, Ella Jenkin, Jordyn Johnson dhe Vanessa Kodra, të cilat i etiketoi me krenari në postimin e saj në Instagram.

Këngëtarja zgjodhi që për aksesorë të vinte një unazë aqua dhe një palë syze portokalli.

Image

Dua ka lindur në Londër nga prindër shqiptarë kosovarë të cilët ikën nga konflikti dhe destabiliteti politik në Ballkan.|

Këngëtari dhe modeli Anwar Hadid, 22 vjeç, filluan lidhje ne tyre në qershor të vitit 2019.

Dua dhe vëllai më i vogël i Bella dhe Gigi Hadid u kanë dhënë fansave një pamje të romancës së tyre në rrjetet sociale që atëherë.

Duke folur për romancën e saj me Anwarin në revistën “Rolling Stone”, ylli tha: “Unë jam shumë komode në marrëdhënie, më shumë se të tjerët”.

Dua i tha revistës për postimet e përbashkëta të çiftit në rrjetet sociale: “Ne i kemi të gjitha këto kujtime dhe përvoja të jashtëzakonshme, dhe nëse ka diçka që duam të ndajmë së bashku, atëherë kjo është kënaqësi”.

Ajo shtoi: “Por në të njëjtën kohë, ne jemi mjaft privat – ne do t’ju tregojmë vetëm aq sa duam që ju të shihni”. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat