E dhimbshme: Ramë Lahajt i vdes nëna, shkurton programin e koncertit

Mediale Vip

E dhimbshme: Ramë Lahajt i vdes nëna, shkurton programin e koncertit

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 22:40
Ramë Lahaj

Tenori i shquar Ramë Lahaj ka mbajtur me version të shkurtur koncertin në Prishtinë.

Kjo pasiqë sot është përballur me një nga humbjet më të mëdha në jetë – vdekjen e nënës, vetëm dy orë përpara koncertit të paraparë në sheshin “Skënderbej”.

Për këtë arsye, është mbajtur vetëm çereku i asaj që ishte planifikuar nga interpretimet.

“Ju kërkoj falje që duhet me mbyll më herët. As një e treta e koncertit nuk ishte, sepse dy orë para koncertit ka ndërruar jetë personi më i dashur për mua, nëna, por s’desha ta anuloj”, ka deklaruar Lahaj para mijëra spektaktorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat