Vesa Luma reagon pas vdekjes së nënës së Ramë Lahajt

Mediale Vip

Vesa Luma reagon pas vdekjes së nënës së Ramë Lahajt

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 15:58
Vesa Luma

Tenori i shquar Rame Lahaj ka mbajtur mbrëmë koncertin në sheshin “Skenderbej” në Prishtinë.

Mirëpo për shkak të vdekjes të ëmës së tij është mbajtur vetëm çereku i asaj që ishte planifikuar nga interpretimet.

“Ju kërkoj falje që duhet me mbyll më herët. As një e treta e koncertit nuk ishte, sepse dy orë para koncertit ka ndërruar jetë personi më i dashur për mua, nëna, por s’desha ta anuloj,” ka deklaruar Lahaj para mijëra spektaktorëve.

Image

Për këtë veprim të tij ka reaguar Vesa Luma “Vetëm një artist i kalibrit të tij gjen forcën për të vazhduar koncertin me një profesionalizëm e kulturë të rrallë! Nëna yte sonte ka kënduar bashkë me ty dhe me mijëra qytetarë në Prishtinë. Krenar që të kemi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat