Genc Prelvukaj zbulon një tjetër detaj nga karriera e Goran Bregovic

Mediale Vip

Genc Prelvukaj zbulon një tjetër detaj nga karriera e Goran Bregovic

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 19:01
Goran Bregovic, Genc Prelvukaj

Ftesa që Bashkia e Korçës i bëri këngëtarit Goran Bregovic për festivalin e famshëm të verës shkaktoi shumë pakënaqësi tek shqiptarët, sidomos tek ata të Kosovës. Duke qenë se mendohet se Bregovic ka nxitur me këngët e tij masakrat e serbëve kundër shqiptarëve të Kosovës, shumë qytetarë dhe artistë kanë kërkuar që të anulohet koncerti.

Nga ana tjetër ka nga ata që thonë se Bregovic nuk ka qenë kurrë kundër shqiptarëve dhe se muzika duhet të bashkojë e jo të krijojë përçarje. Madje disa të tjerë thonë se shqiptarët duhet t’i harrojnë vuajtjet e luftës dhe të jeojnë në paqe me serbët.

Mirëpo këngëtari Genc Prelvukaj ka sjellë me fakte një pjesë, ku Goran Bregovic e cilëson Nënë Terezën si “cigane”. Në një shkrim thuhet se në një nga albumet e tij, Bregovic bazohet në traditën e muzikantëve romë dhe se mban kujtime të disa figurave të njohura të romëve e mes tyre përmend Nënë Terezën.

“Për disa plehëra të pushtetit, analistë e zyrtarë hajdutë, primitivë që nuk marrin erë nga shoqëria e edukuar, që kanë provuar ta arsyetojnë pjesmarrjen e Goran Bregović-it, në ëmër të gjoja qytetarisë kur era djersë ju kutërbon gjithandej :

Në vitin 2012, dashuria juaj Goran Bregovic, e kishte quajtur “cigane”, fjalë nënçmuese për komunitetin Rom, shqiptarën me origjinë nga Prizreni dhe e lindur në Shkup, Nënën Terezë”, shkruan Genc Prelvukaj në reagimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat