Blero uron Afronën për ditëlindje: Në të mirë dhe në të keq..

Mediale Vip

Blero uron Afronën për ditëlindje: Në të mirë dhe në të keq..

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 08:33
Blero Muharremi, Afrona Dika

Blogerja e njohur shqiptare dhe njëherësh partnerja e këngëtarit Blero Muharremi, Afrona Dika, feston sot (e hënë) ditëlindjen.

Me këtë rast i është organizuar një festë e veçantë nga bashkëshorti i saj në një ambient luksoz në Prishtinë.

Ai po ashtu i ka bërë edhe një dedikim, përmes të cilit tregon dashurinë e madhe dhe përkushtimin ndaj partneres.

“Zemra ime. Të uroj shëndetin suksesin dhe gjithë të mirat e botës ashtu siç e ke zemrën. Çdo ditë mundohem të të bëj të lumtur. Në të mirë dhe në të keq të betohem që do të mëkesh mua aty për sa më ka dhënë Zoti jetë”.

“Ti je shpirt i bardh dhe njeri me zemrën më të madhe që unë e kam takuar ndonjëherë. Qëndro kështu siç je mos ndrysho kurrë sepse je e përsosur në secilën mënyrë. Jam shumë krenare me ty. Të dua. Urime ditëlindjen”, kanë qenë fjalët e tij.

Blero dhe Afrona ndryshe janë bashkë prej shumë vitesh, gjersa u martuan në vitin 2019.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat