“I përdor vajzës Photoshop për belin!”/ Ardit Gjebrea i kthehet keq ndjekëses

Mediale Vip

“I përdor vajzës Photoshop për belin!”/ Ardit Gjebrea i kthehet keq ndjekëses

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 14:54
Ardit Gjebrea dhe vajza e tij

Ardit Gjebrea, një nga figurat më të dashura të ekranit padyshim. Arditi ka fituar zemrat e të gjithve ndër vite dhe kurioziteti rreth jetës personale është i madh.

Përmes Instagramit, moderatori është gjithnjë pranë ndjekësve e së fundmi ka treguar se ndodhet me pushime së bashku me bashkëshorten e tij, Anilën dhe dy fëmijët Jonin dhe Anën.

E mes postimeve që ndan, Arditi publikoi dje një foto të Anës duke pozuar buzë detit. “Gëzimi im“, shkroi moderatori krahas fotos që mori komente të shumta pozitive. Për hir të së vërtetës, Ana gëzon simpatinë e shumë personave dhe numëron mijëra ndjekës në rrjetet sociale. Mirëpo, dikujt i ka bërë përshtypje beli i Anës dhe e ka akuzuar Arditin se ka përdorur photoshop për t’i rregulluar këtë pjesë të trupit vajzës.

“Duke i përdorur photoshop vajzës që tani te beli”, shkroi ndjekësja e ky koment i ka rënë në sy edhe Arditit.

Ai nuk ngurroi t’i jepte një përgjigje duke shkruar: “Kurrë photoshop në fotot e mia, goxha kompliment ky i yti”. Si gjithnjë me shumë sportivitet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat