Na zhgënjen me figurën trupore në plazh Irina Shayk

Mediale Vip

Na zhgënjen me figurën trupore në plazh Irina Shayk

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 23:57
Irina Shayk

Fotografitë nga pushimet e supermodeles Irina Shayk kanë bërë një rrëmujë të vërtetë në rrjetet sociale.

35-vjeçarja ka zhgënjyer me figurën trupore, bazuar në fotografitë e fundit që janë publikuar në internet nga pushimet në Spanjë.

Paparacit e kanë fotografuar në një plazh në Ibiza, ku ajo po shijonte pushimet me miqtë. Porse, ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve është dallimi i madh në mes të fotografive që i shpërndan në rrjetet sociale dhe ato nga plazhi, të cilat nuk kanë Photoshop, filtra dhe të ngjashme.

Gjegjësisht, modelja, e cila konsiderohet ndër bukuroshet pa konkurrencë, jo vetëm sipas mendimit të burrave, por edhe femrave – duket se është e rëndomtë si gjithë të tjerat – me bark dhe celulit.

“Kaq shumë para dhe trajnerë dhe përsëri ka celulit”; “Nuk është asgjë e veçantë”; “Në realitet nuk është as mesatarja, ku u zhduk ajo bukuri nga Instagrami” – janë disa nga komentet në rrjetet sociale.

Ata thonë se po ta takonin me një dukje të tillë në plazh, nuk do të besonin se ajo është një nga modelet më të paguara në botë. 

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat