Kjo copë nga torta e dasmës së Princit Charles dhe Lady Diana-s shitet në ankand. Gjejeni për sa?

Mediale Vip

Kjo copë nga torta e dasmës së Princit Charles dhe Lady Diana-s shitet në ankand. Gjejeni për sa?

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 19:09
Ilustrim

Një copë e tortës së dasmës së Princit Charles dhe Lady Diana-s është shitur për 1,850 paund në ankand.

Torta iu dha Moyra Smith, një anëtare e familjes së Nënës Mbretëreshë në Clarence House, e cila e ruajti pjesën e sipërme me letër ngjitëse. Familja e saj ia shiti tortën një koleksionisti në vitin 2008 dhe tani ajo doli në ankand, 40 vjet pasi Charles dhe Diana u martuan.

Copa e tortës është një prej 23 ëmbëlsirave zyrtare të dasmës dhe përmban një shtresë të sheqerosur të stemës mbretërore të ngjyrosur në ngjyrë ari, të kuqe, blu dhe argjend.

Pritej të ofroheshin vetëm 500 £, por shitësit e ankandit thanë se ishin të mahnitur nga interesi.

Torta u ble nga Gerry Layton në Leeds i cili e bëri ofertën online. Layton tha se ai kishte vënë në testament se torta, së bashku me pasurinë e tij, do të shkojnë për bamirësi pas vdekjes së tij.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat