Ka ardhur Realiteti nga Mic Sokoli i fjalës

Mediale Vip

Ka ardhur Realiteti nga Mic Sokoli i fjalës

Nga: Maksim Gjoka Më: 12 gusht 2021 Në ora: 20:03
Mic Sokoli

Ashtu siç titullohet edhe kënga "Realitet" ashtu dhe flet artisti unik e me emrin e veçantë Mic Sokoli.

Por kënga ka ngjallur debate shumë pozitive e komentohet shumë ndërsa vetë djaloshi ka treguar se kjo këngë i dedikohet repit real e jo atij komercial që është bastarduar kudo e nga kushdo.

"Jo si 90 përqind të reperave që ka vite që janë në skenë por asnjëherë nuk dolën në temë"- thotë Mici.

Image

Ai duket se ka ardhur si një tërmet me këtë projekt që i është dashur të rrijë duke dëgjuar muzikë e kryesisht rep të mirë për afro 10 vite. Siç thotë artisti i ri Mic Sokoli para topit e ai para fjalëve.

Këngëtari quhet me këtë emër në të vërtetë e ndërsa mbiemri i tij i saktë është Dobrunaj, ndërsa është profesor i artit e nuk e lë anash sportin, fitness e kickbox.

Mësojmë gjithashtu se  Mic Sokoli ka gati dhe projekte shumë interesante ku do të vijnë në një version mix në gjuhen shqipe dhe atë gjermane, pasi shumë kohë e kalon edhe në Gjermani. Deri në projektet e radhës ju ftojmë më poshtë ta dëgjoni këngën.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat