Turi publikon foton e rrallë me Orindën

Mediale Vip

Turi publikon foton e rrallë me Orindën

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 22:59
Orinda Huta dhe Turjan Hysko

Çifti simpatik i ekranit shqiptar, Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bekuan më 15 korrik me një vogëlushe, të cilën e pagëzuan me emrin Atara.

Që nga ai moment kaq i rëndësishëm për jetën e dyshes, ata nuk kanë ngurruar dhe kanë ndarë foto të vogëlushes në rrjetet sociale duke shprehur gjithë gëzimin që ata kanë.

Së fundmi, Turi është bërë nostalgjik dhe ka kujtuar çastet para se Atara të vinte në jetë, një vit më parë gjatë pushimeve me Orindën. Ai shihet teksa e “përkëdhel” moderatoren në një mënyrë aspak të zakontë.

“Pastaj erdhi Atara dhe u zbuten gjakrat!”, ka shkruar Hysko krahas fotos së papublikuar më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat