Britney Spears fiton lirinë nga babai i saj

Mediale Vip

Britney Spears fiton lirinë nga babai i saj

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 10:47
Britney Spears

Mediat amerikane kanë raportuar se babai i Britney Spears ka pranua të japë dorëheqjen nga kujdestaria e saj.

Karriera e këngëtares ka qenë në duart e kujdestarëve ligjorë që nga shqetësimet publike mbi shëndetin e saj mendor në vitin 2008.

Marrëveshja e urdhëruar nga gjykata i dha babait të saj, Jamie Spears, kontroll mbi pasurinë e saj dhe aspekte të tjera të jetës së saj.

Por ajo më vonë kërkoi ta hiqte atë nga roli, duke kërkuar që ai të akuzohej për “abuzim me kujdestarinë”.

Jamie Spears ka mohuar vazhdimisht çdo akuzë për keqbërje dhe ka shprehur shqetësim për mirëqenien e vajzës së tij.

Një lëvizje e tifozëve, e njohur si fushata #FreeBritney, dëshiron që këngëtarja të rimarrë autonominë në punët e saj.

39-vjeçarja tha se ishte droguar dhe e detyruar të vepronte kundër vullnetit të saj dhe ishte parandaluar të kishte fëmijë.

Kujdestaria e Spears ndahet në dy pjesë – njëra është për pronat e saj dhe çështjet financiare, tjetra është për të si person.

Babai i saj dha dorëheqjen si kujdestar personal i vajzës së tij në vitin 2019 për shkak të problemeve shëndetësore, por këngëtarja paraqiti një peticion në korrik për të hequr babanë e saj nga kontrolli i pasurisë së saj. Ajo më vonë tha se nuk do të performonte përsëri derisa ai të qëndronte në rol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat