Publikohet në YouTube “Cold Heart”, kënga më e re nga Dua Lipa dhe Elton John

Mediale Vip

Publikohet në YouTube “Cold Heart”, kënga më e re nga Dua Lipa dhe Elton John

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 16:16
Dua Lipa dhe Elton John

Këngëtarja ka lansuar projektin e ri muzikor të cilin e paralajmëroi dje.

Dua Lipa, ka zgjedhur të bashkëpunojë me legjendën e muzikës, Elton John për këngën e radhës.

“Cold Heart”, mban titulli projekti i dyshes i cili është realizuar pa videoklip, vetëm në versionin audio.

Ndërkohë, Dua Lipa ndau pak nga kënga në rrjete sociale, ku edhe njoftoi se tashmë projektin e ri muzikor mund ta dëgjojmë në platformën YouTube.

Kujtojmë se, artistja shqiptare me famë botërore së fundmi ka qenë në Shqipëri bashkë me familjen e saj e cila edhe ka kaluar disa ditë pushimi atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat