Enca u distancua nga rrjetet sociale, tregon arsyen

Mediale Vip

Enca u distancua nga rrjetet sociale, tregon arsyen

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 19:48
Enca Haxhiu

Këngëtarja tha se është ndjerë më mirë pasi nuk ka qenë aktive në rrjete sociale disa ditë.

Përmes disa storieve të publikuara në Instagram, Enca Haxhiu tha se gjithmonë duhet ta kemi prioritet shëndetin mendor dhe emocional.

Pikërisht, kjo edhe ka qenë arsyeja e cila e ka bërë atë të distancohet pak nga rrjetet e saj sociale.

Image

Enca, shtoi se si 25 vjeçare ka punuar shumë në karrierë dhe ka vendosur t’i kushtojë vetës pak pushim dhe të merret vetëm me veten e saj.

Ndryshe, projekti i fundit muzikor i këngëtares është ‘Suavele’, lansuar dy javë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat