Kourtney Kardashian ju kthehet keq fansave

Mediale Vip

Kourtney Kardashian ju kthehet keq fansave

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 12:11
Kourtney Kardashian

Kourtney Kardashian ka ndarë së fundmi në rrjete sociale një foto të saj, në të cilën shihet veshur me një fund dhe një palë reçipeta të zeza. Kjo foto i bëri ndjekësit të dyshonin se ajo është në pritje të ëmbël, por Kourtney nuk ka lejuar që këto aludime të vazhdojnë më tej.

“A ka ndonjë fëmijë aty brenda në bark?”, komentoi një ndjekës, ndërsa dikush tjetër shkroi, “Shtatzënë?”.

Ndërsa Kourtney vendosi t’i përgjigjej një komenti ku shkruhej, “Ajo është shtatzënë”.

“Unë jam një grua me një trup”, ju përgjigj Kourtney, duke nënkuptuar se nuk është në pritje të ëmbël dhe se nuk lejon që njerëzit të aludojnë për shkak të trupit të saj.

Kourtney është aktualisht nënë e tre fëmijëve me ish të dashurin, Scott Disick, Mason 11 vjeç, Penelope 9 vjeç dhe Reign 6 vjeç. Një burim ka treguar së fundmi se Disick është mësuar me faktin se tashmë Kourtney është e lumtur me Travis Barker.

“Scott është mësuar me idenë se marrëdhënia mes Kourtney-t dhe Travis është serioze, por nuk është tema e tij e preferuar për të diskutuar”, tha burimi.

Para disa javësh, fansat e Kourtney Kardashian aluduan se ajo ishte martuar në fshehtësi të plot me Travis në Las Vegas. Mirëpo këto dyshime të fansave duket se nuk ka qenë të vërteta, sepse deri më tani Kourtney dhe Travis nuk kanë treguar nëse janë martuar apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat