Bieta Sulo i kundërpërgjigjet ashpër moderatores së njohur pasi ajo e sulmoi publikisht

Mediale Vip

Bieta Sulo i kundërpërgjigjet ashpër moderatores së njohur pasi ajo e sulmoi publikisht

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 14:03
Balina Bodinaku, Bieta Sulo

Moderatorja e njohur Bieta Sulo ka marrë një nismë shumë të veçantë duke kërkuar që të gjithë të postojnë nga një foto me vende plot gjelbërim për t’ju rikujtuar njerëzve sa i rëndësishëm është mjedisi.

“Në raportin e fundit të OKB-së për mjedisin parashikoheshin vite më të nxehtë në vijim, kështu që le t’i përvishemi punës… meqë jemi me pushime e nisim nga Instagrami, si shenja sensibilizimi virtual për gjithë sa po i ndodh natyrës (jo vetëm) përgjatë këtyre ditëve”, shkroi Bieta.

Mirëpo këtë nismë duket se moderatorja Balina Bodinaku nuk e ka pritur mirë, e cila e cilësuar si diçka pa vlerë.

“Sqarim për shoqet që më kërkuan të bëhem pjesë e nismës Instagrami i gjelbër. Vetëm Ideja e gjelbërimit virtual, më ngjall krupën, ju dua shumë, mos ma kërkoni më. Seriozisht kushdo që e ka shpikur, është gjëja më idiote që mund të bënte. Në këtë moment do bënim mirë të shuajmë zjarret, jo të krijojmë realitete virtuale. Shumë faleminderit për mirëkuptimin”, ka shkruar Balina.

Menjëherë pas këtij komenti reagoi Bieta e cila ka ripostuar statusin e një blogere që e mbështet dhe shprehet se nisma do të vazhdojë për të gjithë ata njerëz që nuk e quajnë si “gjënë më idiote” dhe që “nuk mendojnë të fikin zjarret me një kovë ujë’.

“Që momentet e gëzuara të mos kthehen në kujtime të hidhura, ne gjelbëruam Instagramin. Kush mendon që me një kovë ujë i shuan zjarret, krahët e lehta i qofshin”, i është përgjigjur Bieta.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat