Aktorja e njohur sqaron pse u tërhoq nga aktrimi

Mediale Vip

Aktorja e njohur sqaron pse u tërhoq nga aktrimi

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 17:43
Cameron Diaz

Cameron Diaz ka sqaruar vendimin për t’u larguar nga aktrimi.

Diaz në emision me Kevin Hart, “Hart to Heart”, tha se doli prej skenës së Hollywoodit për ta vetëmenaxhuar jetën e saj.

“Vetëm menaxhimin tim si qenie njerëzore... Cameron Diaz është një makinë. Por, për anën time personale, shpirtërore, kuptoja se ajo pjesë që funksiononte në kulm nuk ishte e mjaftueshme për atë anë”, ka thënë ajo.

“Është qejf, e dua aktrimin, mund ta bëj përgjithmonë, nganjëherë ndihem sikur kam energji të pakufizuar. Shikoja përreth dhe kishte shumë pjesë të jetës time që nuk po i prekja dhe nuk po i menaxhoja unë dhe nuk mundja t’i menaxhoja sepse gjithçka ishte shumë e madhe”.

Diaz në moshën 40-vjeç vendosi të fokusohej në familjen dhe jetën e saj personale, raporton NME.

Ajo shtoi: “Për mua, vërtetë dua ta bëj jetën time të menaxhueshme nga vetja ime. Rutina ditore është të bëj atë që mund të menaxhoj të bëjë. Është ndjenja më e mire. Ndjehem e plotë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat