Zbulohet se sa ka kushtuar çanta më e shtrenjtë e Paris Hilton

Mediale Vip

Zbulohet se sa ka kushtuar çanta më e shtrenjtë e Paris Hilton

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 12:18
Paris Hilton

Paris Hilton ka një koleksion të jashtëzakonshëm me çanta, por së fundmi ajo ka zbuluar se më e shtrenjta prej tyre është një çantë e personalizuar nga Hermes që është e mbuluar me kristale. Hilton ju tregoi fansave një pjesë nga garderoba e saj në turin e garderobës të organizuar nga “Elle”. Me këtë rast, Paris rikujtoi disa nga veshjet dhe aksesorët e saj më të shtrenjtë që ka blerë ndër vite.

“Blerja ime më e shtrenjtë, është kjo çantë Birkin e personalizuar. E dua Hermes dhe e dua këtë çantë. Nëse unë do të isha çantë, kjo do të isha”, është shprehur Paris Hilton, teksa ka shtuar se çanta është e mbuluar me mbi 60 mijë kristale Swarovski.

Teksa Hilton tha se nuk mund ta mbaj mend se sa kushton, vlera e çantës thuhej se ishte 65 mijë dollarë në kohën kur miliarderja e bleu në vitin 2018-të.

Michelle Berk, themeluesja e Privé Porter, ka zbuluar se çanta përfshin pesë madhësi të ndryshme kristalesh, të gjitha të vendosura nga një zejtare femër.

“Për kristalet, iu deshën 60 orë për të vënë 30,000 kristale mbi të,” tha ajo.

Kujtojmë se disa ditë më parë u përfol se Paris Hilton ishte në pritje të ëmbël. Mirëpo miliarderja i mohoi menjëherë thashethemet dhe tregoi se nuk ka asgjë të vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat