Eliona Pitarka me humor tregon të vërtetën e çdo nëne vetëm me një video

Mediale Vip

Eliona Pitarka me humor tregon të vërtetën e çdo nëne vetëm me një video

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 15:32
Eliona Pitarka

Eliona Pitarka tregon çdo ditë për të bijën, Gala, dhe faqja që dikur i dedikohej veç asaj dhe profesionit si aktore humori, tani është një portë argëtimi dhe informacioni për nënat e reja si vetë aktorja.

Eliona sot ka publikuar një video me foto të së bijës, e në fund tregon si duket ajo kur shkrep këto foto kaq të pëlqyera e komentuara.

“Pas çdo fotoje të Galës që duket kështu, jam unë që dukem kështu. Nënat më kuptojnë”, shkruan ajo.

 

E kush nuk e kupton vallë? Përveç faktit që video është shumë për të qeshur, nënat u mblodhën në komente për t’i dhënë të drejtë.

Fundja të gjitha përpiqen të kapin ca foto të bukura të fëmijës teksa qesh ose gëzon, si kujtime për të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat