Personazhet e parë të “Big Brother VIP”

Mediale Vip

Personazhet e parë të “Big Brother VIP”

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

“Big Brother” po rikthehet pas 4 vitesh në ekranin e Top Channel-it, por këtë herë si kurrë më parë.

Banorët do të jenë personazhe të njohur VIP. Ata do të jetojnë në kushte të pazakonta, larg luksit dhe komoditeteve të jetës së përditshme.

Së fundmi, burime për “Panorama Plus” kanë zbuluar disa nga emrat që janë konfirmuar për të qenë pjesëmarrës në reality show.

Sipas këtyre burimeve, Hygerta Sako, Valbona Mema dhe Vesel Kurtishaj janë tre ndër personazhet që do të bëhen pjesë e “Big Brother VIP”.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat