Mihrije Braha dhe Naim Abazi befasojnë fansen e tyre

Mediale Vip

Mihrije Braha dhe Naim Abazi befasojnë fansen e tyre

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 14:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Dita e sotme ka qenë mjaft e veçantë për Mihrije Brahën, pasi ajo së bashku me Naim Abazin kanë takuar një fanse të tyre me nevoja të veçanta.

Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një video të publikuar në llogarinë e saj në Instagram.

Përveç se Naimi dhe Mihrija takuan vajzën e quajtur Ilirida, ata ishin përkujdesur që ti bëjnë edhe një dhuratë, e që ishte një varëse të cilën vet këngëtarja ia vendosi në qafë.

Ilirida është një nga fanset më të zjarrta të çiftit i cili kanë një karrierë të gjatë muzikore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat