Aktorja e njohur nuk e ka idenë sesa tatuazhe ka: 'Është e vështirë të ndalosh'

Mediale Vip

Aktorja e njohur nuk e ka idenë sesa tatuazhe ka: 'Është e vështirë të ndalosh'

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 06:28
Zoë Kravitz

Aktorja e njohur Zoë Kravitz, 32 vjeç, thuhet se ka të paktën 56 tatuazhe në trupin e saj - por ndoshta më shumë. Në fakt ajo e ka humbur numërimin e tyre.

"As nuk e di sa kam," tha Kravitz për InStyle. "Unë nuk i shoh më, sepse jam mësuar shumë me ta."

Shumica e tatuazheve gjendet tek krahët dhe duart e saj, por ajo gjithashtu ka edhe në qafë, këmbë dhe madje edhe pas veshit.

Modelet e dukshme përfshijnë gjarprin në parakrahun e saj, tufën e zogjve në shpatull dhe tatuazhin "Free At Last" që përputhet me atë të babait saj Lenny Kravitz.

"Ka disa që më pëlqejnë më shumë se të tjerët," tha ajo. “I kam hequr disa, por kam në plan të bëj më shumë tatuazhe. Sapo t'i filloni, është e vështirë të ndaleni. "

Aktorja e "Big Little Lies" dhe ambasadorja e markës YSL gjithashtu ndanë disa nga mësimet e bukurisë që ka mësuar nga babai i saj roker dhe nëna aktore, Lisa Bonet, gjatë intervistësnë InStyle.

“Gjithmonë kanë qenë të kujdeshëm për shëndetin, përdorimin e produkteve organike, ushqimin e mirë, stërvitjen, pirjen e shumë ujit dhe gjumin e mjaftueshëm. Kur ndiheni mirë dhe trupi juaj është i lumtur, i shëndetshëm dhe i ekuilibruar, gjithashtu dhe lëkura duket më mirë”-tha Kravitz.

“Kur nuk ndihemi mirë, lëkura jonë dehidratohet dhe fillojnë aknet; atëherë ne priremi të përdorim kozmetikë për t'u mbuluar dhe për t'i fshehur. Unë besoj se bukuria fillon me atë që është brenda dhe se si kujdesemi për veten. ”

Kravitz është duke bërë disa projekte të tjera për momentin - përfshirë drejtimin e filmit të saj të parë, "Pussy Land", në të cilin luan Channing Tatum.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat