Si është marrëdhënia mes Khloe dhe Tristan pas tradhtive të tij?

Mediale Vip

Si është marrëdhënia mes Khloe dhe Tristan pas tradhtive të tij?

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 06:53
Khloé Kardashian dhe Tristan Thompson

Khloé Kardashian dhe Tristan Thompson mund të jenë të ndarë, por nuk lënë asnjë moment pas dore kujdesin ndaj vajzës së tyre.

Një burim i afërt me ish-çiftin ka thënë për Page Six se Khloe dhe Tristan kanë mbetur miq dhe po bashkëpunojnë me sukses për True.

"Ata kanë një marrëdhënie të shëndetshme bashkë-prindërore dhe do të shihen së bashku me True-n," -tha burimi. “Nuk është hera e parë, as nuk do të jetë e fundit. Ata janë bashkë kur bëhet fjalë për vajzën e tyre. "

Edhe pse nuk janë më bashkë si çift, për Khloé-n është e rëndësishme që True të ketë një lidhje të ngushtë me Tristanin dhe që ajo t’i shohë prindërit e saj duke u shoqëruar së bashku.

Khloe dhe Tristan u ndanë sërish në fillim të kësaj vere, pasi Sydney Chase, një modele Instagrami, pretendoi se ishte lidhur me Thompson pasi ai ishte rikthyer me Kardashian.

Pavarësisht ndarjes, Thompson kujdeset ta tregojë shpesh dashurinë e tij për Kardashian në Instagramin e saj, ku herë pas here lë komente dhe shumë emoji zemrash.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat