Aktorja e njohur pëson aksident me veturë

Mediale Vip

Aktorja e njohur pëson aksident me veturë

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 15:48
Alyssa Milano

Aktorja e njohur amerikane, Alyssa Milano dhe xhaxhai i saj, janë përfshirë në një aksident me veturë, të martën më 17 gusht.

Ylli 48-vjeçar ishte në ulësen e pasagjerit kur xhaxhai i saj, Mitchell J. Carp, I cili po e ngiste veturën, pësoi problem shëndetësor dhe u alivanos.

Vetura e markës “Ford Edge SUV” kaloi në pistën tjetër në autostradën e Los Angelesit, para se të përplasej me një tjetër veturë. Kështu ka bërë të ditur Patrulla e Autostradës së Kalifornisë.

Milano e cila thuhet se ka pësuar lëndime trupore në këtë aksident, kishte tentuar t’i mbërrijë frerët derisa vetura po dilte nga rruga. Ajo po ashtu ia kishte ofruar ndihmën e parë xhaxhait të saj, derisa sa në vendin e ngjarjes ka arritur ndihma e shpejtë.

Mitchell ishte dërguar në spitalin “UCLA Westwood” ku vazhdon të qëndroj ende, derisa nuk dihen hollësi rreth gjendjes shëndetësore.

Kurse aktorja Milano e cila është e martuar me David Bugliarin, e ka shfrytëzuar menjëherë rrjetin social Twitter për ta ndarë një mesazh vetëdijësues me fansat e saj.

Aktorja e cila i ka më shumë se 3 milionë ndjekës në Twitter i këshilloi gjithë adhuruesit që të ndërmarrin veprime të arsyeshme në jetë dhe të mësojë ta ofrojnë ndihmën e parë. Megjithëkëtë, Alyssa nuk e përmendi aksidentin në fjalë, dhe nuk ndau hollësi për shëndetin aktual të xhaxhait të saj.

Përveç si aktore, Milano shquhet edhe për angazhimin e saj në bamirësi. Kujtojmë se në vitin 2010, aktorja e vizitoi Kosovën si Ambasadore e vullnetit të mirë për UNICEF-in.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat