Aktorja e njohur së shpejti do të bëhet nënë për herë të dytë

Mediale Vip

Aktorja e njohur së shpejti do të bëhet nënë për herë të dytë

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 23:35
Scarlett Johanson

Colin Jost dhe Scarlett Johanson janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë komediani gjatë një shfaqeje, ku u shpreh:

 “Do bëhemi me fëmijë, është emocionuese”.

Lajmi se aktorja është në pritjen e ëmbël nisi të qarkullojë në rrjet që para disa muajsh, megjithatë çifti nuk e pranoi publikisht.

Ajo ka edhe një vajzë 6-vjeçare nga martesa e saj me francezin Romain Dauriac.

Dyshja janë martuar në fshehtësi të plotë në tetor të vitit që lamë pas. Ata i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni tepër private.

“Jemi të lumtur që po japim lajmin se Scarlett Johansson dhe Colin Jost u martuan gjatë fundjavës në një ceremoni intime me familjen e tyre të ngushtë dhe të dashurit e tyre, duke ndjekur masa e sigurisë COVID-19 të përcaktuar nga institucionet. Dëshira e tyre e dasmës është të ndihmojnë në realizimin e një ndryshimi për të moshuarit gjatë kësaj kohe të vështirë duke mbështetur @mealsonëheelsamerica. Ju lutemi merreni në konsideratë që të dhuroni para për të gëzuar çiftin e lumtur”, shkruhet në postimin e  “Meals on Wheels America”, të cilët e bënë publik lajmin.

Dyshja është njohur në nëntor të vitit 2010, ndërsa lidhja e tyre nisi 7 vite më pas. Gjithashtu, në vitin 2019 çifti shpalli fejesën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat