Çfarë po ndodh këtë herë mes Luanës dhe Krenarit?

Mediale Vip

Çfarë po ndodh këtë herë mes Luanës dhe Krenarit?

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 00:56
Luana Vjollca, Krenar Çoçaj

Moderatorja Luana Vjollca prej kohësh është përfolur se është në një lidhje dashurie me biznesmenin nga Kosova, Krenar Çoçaj, megjithëse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht këtë gjë.

Luana është shprehur gjithmonë se nuk do të flasë për jetën private sepse ajo i përket vetëm asaj.

Mirëpo, Shqipëria është një vend kaq i vogël dhe sekretet nuk zgjasin gjatë!

Ndërkohë dyshimet për një krisje të marrëdhënies së tyre kanë vijuar pas një vëzhgimi në Instagram, ku shihet qartë se dyshja nuk po ndjekin më njëri-tjetrin, ndërsa Krenari ka zgjedhur të ndjekë motrën e Luanës, Marinën, e cila e ndjek po ashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat