Christina Aguilera bën urimin emocionues

Mediale Vip

Christina Aguilera bën urimin emocionues

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 10:22
Christina Aguilera me vajzen e saj

Christina Aguilera festoi ditëlindjen e shtatë të vajzës së saj.

Me anë të një postimi në Instagramin e saj, ku publikoi fotografi, ajo bëri urimin e ëmbël dhe emocionues për të bijën.

 “Gëzuar ditëlindjen e 7-të, shpirti im i ëmbël, qesharak, krijues dhe plot gjallëri … koha kalon kaq shpejt, por çdo vit unë jam aq e mahnitur nga njeriu i bukur që je dhe vazhdon të bëhesh! Ti je aq e dashur nga të gjithë rreth teje dhe na frymëzon ta shohim botën më të ndritshme për shkakun tënd dhe energjisë së veçantë që rrezaton!  Mami të do shumë! ” shkroi këngëtarja.

40-vjeçarja zbuloi se do të festonte ditëlindjen e vajzës së saj të vogël gjatë gjithë javës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat