Në prag të dasmës, ndahen Can Yaman dhe Diletta Leotta

Mediale Vip

Në prag të dasmës, ndahen Can Yaman dhe Diletta Leotta

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 13:39
Can Yaman dhe Diletta Leotta

Mediat italiane raportojnë se Can Yaman dhe Diletta Leotta i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Aktori turk dhe prezantuesja italiane kaluan pushimet bashkë dhe kishin bërë plane për martesë.

Teksa të gjithë po flisnin për dasmën e tyre dhe faktin që lidhjen e tyre e kishin bërë familjare, tani thuhet se dyshja nuk janë më bashkë.

Madje pak ditë më parë Diletta festoi ditëlindjen dhe Can nuk ishte i pranishëm.

Nuk dihet nëse kjo është thjesht një krizë në marrëdhënien e tyre apo vërtet dyshja i kanë dhënë fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat