Këngëtarja amerikane mund ta ndërrojë identitetin gjinor në të ardhmen

Mediale Vip

Këngëtarja amerikane mund ta ndërrojë identitetin gjinor në të ardhmen

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 23:33
Demi Lovato

Ka mbushur 29 vjet të premten dhe deri më tani ka pasur kohë për të reflektuar rreth aspektit gjinor.

Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Demi Lovato, ka folur më hapur rreth identitetit gjinor gjatë kësaj javë, kur ka qenë paneliste në një e Samitit të 19-të Përfaqësuesve.

Këngëtarja e hitit “Heart Attack”, e cila u identifikua për herë të parë si asnjanëse në maj të këtij viti, ka shpjeguar arsyet.

“Të qenët asnjanëse, çfarë do të thotë kjo... do të thotë se jam shumë më tepër sesa burrë dhe grua. Dhe se të gjithë jemi shumë më tepër nëse e lejojmë veten që të shohim përbrenda dhe e sfidojmë atë në të cilin jemi rritur duke jetuar”, ka theksuar Lovato.

Më pas, ylli amerikan ka përmendur gjithashtu frikën që ka ndier gjatë kohës kur ka treguar se i përket gjinisë asnjanëse.

“Isha shumë e stresuar në fillim që tregova se i takoj gjinisë asnjanëse sepse nuk doja që njerëzit të mendonin se ishte joautentike. Thjesht doja që njerëzit të shikonin se çfarë do të thoshte të dalësh si asnjanëse për procesin tim të rikuperimit”, ka thënë ajo.

Lovato ka treguar se ku mund të drejtohet në të ardhmen në lidhje me shprehjen dhe identitetin gjinor.

“Mund të jetë një kohë kur do të identifikohem si transgjinore... mund të jetë një kohë kur identifikohem si asnjanëse. Apo ndoshta do të jetë një periudhë kohore kur plakem dhe identifikohem si grua”, ka thënë ajo. “Kam një ndjenjë se nuk do të kthehem kurrë në një mënyrë ose në tjetrën. Por thjesht ka të bëjë me të qenët e hapur dhe e lirë dhe thjesht jam person shumë i rrjedhshëm, dhe kështu shkon edhe me mënyrën se si unë shprehem”.

Së fundmi, ylli i hitit “Confident” ishte pjesë e emisionit të Netflixit “Cooking With Paris”, me Paris Hiltonin. Në program, dyshja është përpjekur që me duart e tyre të bënin një ushqim shumëngjyrësh.

“Faleminderit për ftesën @parishilton”, ka shkruar Demi së bashku me një video nga emisioni. “U argëtova shumë duke gatuar me ty”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat