Këta janë parfumet e preferuara të vajzave të famshme

Mediale Vip

Këta janë parfumet e preferuara të vajzave të famshme

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 09:26
Marilyn Monroe

Imitim ose origjinale, parfumet blihen dhe përdoren nga çdokush. Shumëllojshmëria e tyre ju jep mundësi të gjithëve për të gjetur aromën që pëlqen apo edhe që i përshtatet me karakterin. Kompani të ndryshme në botë kanë hedhur në treg aroma nga më të veçantat, të cilat kanë arritur të pëlqehen shumë dhe disa njerëz i kanë bërë pjesë të pandarë të shpenzimeve.

Sigurisht që si çdo njeri tjetër, edhe personazhet VIP kanë të preferuarin e tyre. Më poshtë po ju zbulojmë parfumin e preferuar të disa vajzave të njohura dhe lidhjen që kanë ato me këtë firmë.

Parfumi i referuar i Princeshë Dianës ishte “Quelques Fleurs”. Ajo ka zgjedhur këtë aromë sepse ishte e preferuara e fëmijëve të saj.

Marilyn Monroe ishte e dashuruar me “Chanel № 5”. Kur është pyetur rreth tij, ajo është shprehur se e përdor në çdo moment madje edhe para se të flejë gjumë.

Audrey Hepburn, ishte e dashuruar pas linjës së parfumeve “Givenchy”. Audrey është shprehur se ky parfum përveçse i pëlqente edhe e frymëzonte për të punuar.

Brendi i preferuar i Kate Middelton është “Illuminum”. Ajo vazhdon ta përdorë që pas ditës së martesës. Bashkëshorti i saj, Princi William ja bëri atë si dhuratë speciale dhe kaq mjaftoi që dukesha të ‘dashurohej’ pas tij. 

I preferuari i Meghan Markle është “Floris London”, për të vetmen arsye sepse ky parfum shitet vetëm për njerëz specifikë, pra nuk del në treg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat