The Weeknd blen shtëpi 70 milionë dollarëshe dhe pamjet nuk duhen humbur!

Mediale Vip

The Weeknd blen shtëpi 70 milionë dollarëshe dhe pamjet nuk duhen humbur!

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 10:44
The Weeknd

The Weeknd ka blerë një vilë të re për shumën e çmendur prej 70 milionë dollarësh në Los Angelos.

Sipas mediave të huaja, ky objekt ka një madhësi prej 33,000 metrash katrorë, e cila përbëhet nga 9 dhoma gjumi, hapësira për sport, për sauna dhe spa, një pishinë e jashtme dhe një e brendshme dhe një studioje muzikore.

Para se kjo vilë t’i shitej këngëtarit kanadez, ishte nën pronësinë e manjatit holandez të mediave, Reinout Oerlemans dhe bashkëshortes së tij Danielle.

Në jetën e tij personale, The Weeknd e sheh veten si baba në një të ardhme të afërt. Këngëtari i hitit “Save your tears” ka treguar më herët për “GQ” se edhe pse mendon ndonjëherë se nuk dëshiron të krijojë familje, është i bindur se të bërit prind është diçka do e bëjë realitet.

“Përfundimisht dua të kem një familje. E di që them nuk dua, por e di që dua. Dua fëmijë”, është shprehur këngëtari.

I pyetur se përse është shprehur në të shkuarën se nuk do fëmijë, ai ka thënë:

“Mendoj se e them sepse më pëlqen trajektorja e karrierës sime. Por gjithashtu mendoj se nëse do të kem fëmijë do të më ndikoj dhe do të më frymëzoj më shumë”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat