Urimin që vjehrra i bëri Dua Lipës do ta kishte zili çdo nuse

Mediale Vip

Urimin që vjehrra i bëri Dua Lipës do ta kishte zili çdo nuse

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 06:19
Dua Lipa, Yolanda Hadid

Që Dua Lipa dhe Anwar Hadid kanë një lidhje të mrekullueshme këtë e dimë. Edhe që ajo shkon shumë mirë me kunatat, Bella dhe Gigi, gjithashtu e dimë. Por ajo që nuk dinim ishte se Dua paska një marrëdhënie për t’u pasur zili edhe me vjehrrën.

Ish-modelja Yolanda Hadid, e cila është nëna e partnerit të Duas, Anwar-it, ka bërë një urim për ditëlindjen e këngëtares dhe mbetëm pa fjalë.

“Gëzuar ditëlindjen engjëllit tonë të ëmbël… Lutem që çdo ditë dashuria, shëndeti dhe lumturia të vijnë në rrugën tënde. Faleminderit që je kështu si je dhe që e do djalin tim ashtu siç e do. Je një shtim i jashtëzakonshëm për familjen tonë - të vlerësoj dhe gëzoj për ty sot dhe çdo ditë të vitit! Të dua”, -shkroi Yolanda, përkrah një fotoje ku shfaqet e qeshur duke përqafuar Duan.

Mund të kishte urim më të bukur se ky?

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by YOLANDA (@yolanda.hadid)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat