Shpat Kasapi po bëhet baba, jep lajmin se Selvija është shtatzënë

Mediale Vip

Shpat Kasapi po bëhet baba, jep lajmin se Selvija është shtatzënë

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 09:59
Shpat Kasapi dhe Selvija

Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij Selvija shumë shpejt do të bëhen prindër.

Lajmin për shtatzëninë e Selvijes e ka dhënë vet këngëtari, derisa ka uruar bashkëshorten për ditëlindjen e saj, ku ka shkruar se e ka kthyer atë njeriun më të lumtur, e edhe më shumë tani që po e presin një engjëll.

Në urimin e bërë, Shpat Kasapi e uron atë me fjalët më të mira, teksa i thotë se i detyrohet shumë asaj.

“Gëzuar ditëlindjen gruaja ime,mami e ardhshme. Dashuria jote më ka kthyer në këtë njeri të lumtur, gjithmonë njeri të qeshur që jam sot, të jam mirënjohës përgjithmonë! E sidomos tani që po presim një ëngjëll. Shumë i detyruar ndaj teje për gjithçka, pa ty nuk jam asgjë! Të paqa gjithmonë dashuri. Të dua shumë” – është shprehur mes tjerash këngëtari në urimin e bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat