Anwar Hadid për Dua Lipën: Vajza e ëndrrave të mija

Mediale Vip

Anwar Hadid për Dua Lipën: Vajza e ëndrrave të mija

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 12:55
Anwar Hadid dhe Dua Lipa

Dua Lipa ka festuar të dielën ditëlindjen, duke mbushur 26 vjet.

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, është uruar nga shumë persona në këtë ditë të rëndësishme për të, mirëpo urimi më i veçantë i ka ardhur asaj nga i dashuri, Anwar Hadid.

Vëllai i vetëm i motrave të famshme, Gigi e Bella Hadid, ka bërë një postim në llogarinë e tij në Instagram, përmes së cilit i ka uruar Duas, përvjetorin e lindjes.

Krahas një fotografie të Duas duke buzëqeshur ai kishte shkruar “Urime ditëlindjen vajza e ëndrrave të mija. Do të të dua përgjithmonë”.

Edhe motra e Anwarit, Gigi i ka uruar ditëlindjen Duas, po ashtu përmes një postimi në Instagram ku shkruhej “Urime ditëlindjen e ëmbla Dua. Të duam. Të urojmë ditë dhe vit të mirë”.

Bella ndërkohë, nuk e ka uruar Duan në ditën e ditëlindjen, mirëpo ditë më parë ajo kishte shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi bashkë me këngëtaren nga Kosova.

Dua dhe Anwar janë në lidhje që nga viti 2019. Ditë më parë, ata kanë vizituar Shqipërinë, së bashku me familjen e Duas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat