Tristan Thompson dhe reperja e famshme janë bashkë? Si qëndron e vërteta

Mediale Vip

Tristan Thompson dhe reperja e famshme janë bashkë? Si qëndron e vërteta

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 06:45
Tristan Thompson, Khloe Kardashian

Kohët e fundit lajmet se një romancë ka nisur midis ish-it të Khloe Kardashian, Tristan Thompson dhe reperes Iggy Azalea, po bëjnë xhiron e rrjetit. Reperja ka reaguar dje në Twitter për t’i sqaruar të gjithë.

Iggy Azalea mohoi thashethemet se ajo dhe Tristan Thompson janë bashkë, madje ajo tha e "nuk e ka takuar kurrë" atë.

“Lajme të rreme, shumë të çuditshme, që po bëjnë xhiron rreth meje me një burrë që faktikisht nuk e kam takuar asnjëherë në jetën time…. Të gjithë ju jeni vërtet kaq të mërzitur?!?!” –shkroi ajo në Twitter, duke iu referuar personave që kanë përhapur thashethemet. "Dreq, është një sjellje shumë, shumë e çuditshme."

Image

Kur fansat komentuan në postimin e saj dhe përmendën emrin e Thompson në komente, Azalea nuk i la pa përgjigje, duke theksuar se as nuk e njeh basketbollistin.

“Nuk kam qenë kurrë në të njëjtën ndërtesë me atë njeri. Nuk e njoh këtë person," -shkroi reperja.

"Krijimi i gënjeshtrave të pabaza për njerëzit për argëtim është i gabuar, sepse unë jam një person i vërtetë me jetën time private që prishet nga idiotësirat. Kështu që unë jam vërtet e mërzitur," -shkroi ajo më vonë.

Azalea tregoi tetorin e kaluar se ajo dhe Playboi Carti ishin ndarë. Ata kanë një djalë 1-vjeçar të quajtur Onyx.

Ndërkohë, Thompson po përpiqet publikisht të rifitojë zemrën e ish të dashurës, Khloé Kardashian, por pa sukses. Një burim i afërt me Kardashian tha se të dy thjesht kanë një marrëdhënie "të shëndetshme" bashkëprindërimi për hir të vajzës së tyre 3-vjeçare, True.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat