Sinan Hoxha publikon këngën e re

Mediale Vip

Sinan Hoxha publikon këngën e re

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 08:22
Sinan Hoxha

Sinan Hoxha ka prezantuar mbrëmë (e hënë) projektin e ri muzikor.

“E omla dashni” mban titullin kënga e re e artistit shqiptar, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tekstin e ka shkruar Armand Trebicka, kurse për muzikën është përkujdesur Marsel Gunga dhe 2Step.

Ndërkohë producimi është bërë nga vet këngëtari Hoxha.

Pak pas publikimit, kënga mori reagime të shumta e njëherësh mjaft pozitive nga fansat e publiku.

Të plotë tashmë mund ta gjeni edhe në kanalin zyrtar në platformën e Sinanit në YouTube.

Hoxha këtë verë veç tjerash ka qenë mjaft i pranishëm edhe në ahengje të ndryshme muzikore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat