Afrim Muqiqi: Dasmat e aranzhuara është dashur të mbahen

Mediale Vip

Afrim Muqiqi: Dasmat e aranzhuara është dashur të mbahen

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 23:19
Afrim Muqiqi

Këngëtari, Afrim Muqiqi, ka folur për masat e reja anti-COVID të vendosur tash nga Qeveria Kurti, ku ndër to ishte edhe anulimi i dasmave, fejesave dhe veprimtaria e klubeve të natës.

Muqiqi në një prononcim për media, thotë se vendimi për ndalimin e dasmave ka qenë shumë i ngutshëm, e krejt kjo sipas tij, për faktin që vendimi është marrë me datën 18, kurse me datën 19 ka pasur dasma të aranzhuara.Sipas tij, eventet e aranzhuara është dashur të mbahen.

“Shqetësuese është sepse është marrë vendim shumë i shpejtë, ne si odë e kemi përkrahur përshkak të numrit të madhë të të infektuarve, sepse jemi pro shëndetit të qytetarëve.

Vendimi është marrë me datën 18 kur me datën 19 ka pas dasma të aranzhuara, ka pasur ushqim të porositur, kështuqë është vendim i gutshëm, sipas meje është dashur që eventet e porositura të mbahen, me një numër të kufizuar të familjarëve.Sa i përket kaparit, njerëzit as që po e diskutojnë, ata po tentojnë që ato data të ndërrohen, nuk është çështja te kapari ajo është problematik e vogël. Problemi është te mosmenaxhimi i duhur edhe nga ana e qytetarëve edhe nga ne të gjithë”, deklaron ai.Tutje, ai i bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen.“Unë i bëjë apelm të gjithë qytetarëve që të vaksinohen, në mënyrë që të ruajm shëndetin e të gjithëve”, thotë Muqiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat