Demi Moore zgjedh t’i kalojë pushimet në Kroaci

Mediale Vip

Demi Moore zgjedh t’i kalojë pushimet në Kroaci

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 23:39
Demi Moore

Pas spekulimeve në Instagram se po pushonte në Kroaci, Demi Moore u fotografua me miqtë e saj në Dubrovnik.

Sipas mediave në Kroaci, aktorja shijon vilën "Agave". Ajo u filmua në tarracë me miqtë, dhe pak më parë ajo u filmua duke bërë banja dielli dhe duke shijuar një libër.

Ylli i Hollywwodit postoi një fotografi në profilin e saj në Instagram, e cila i bëri shumë njerëz të kuptojnë shpejt se ajo ishte në Kroaci.

“Selfi diellor”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë në të cilën po pozon në tarracën buzë detit, dhe ndjekësit menjëherë kanë filluar të komentojnë sesi bregdeti kroat mund të shihet në sfond. "Është padyshim në Kroaci, në afërsi të Dubrovnikut," shkroi një komentues.

Kështu, aktorja e njohur është në mesin e kolegëve të saj që duan të vizitojnë këtë pjesë të Adriatikut. Legjenda e basketbollit Michael Jordan është parë së fundit duke kaluar pushimet në një jaht në Split.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Demi Moore (@demimoore)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat