Familja Sahiti gati të bëhet katër anëtareshe

Mediale Vip

Familja Sahiti gati të bëhet katër anëtareshe

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 23:59
Valdrin Sahiti, Edita

Pritja e ëmbël drejt fundit!

Pas 40 javësh, bashkëshortja e dizejnatorit Valdrin Sahiti, Edita është shtrirë në spital për të sjellë në jetë vajzën e dytë.

SI në rastin e lindjes së Bellas, edhe këtë herë, Edita procesin po e kryen përtej oqeanit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes rrjeteve sociale, Edita ka treguar se tashmë është në orët e fundit.

Për të qenë pranë saj, këto ditë asaj dhe Bellës i është bashkëngjitur edhe dizejnatori Sahiti që me të mbaruar punët, është nisur drejt Uashingtonit.

Image

Urojmë që gjithçka të shkojë sa më lehtë e më mirë për Editën dhe vajzën në orët në vazhdim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat