Capital T i trishtuar për rastin tragjik në Ferizaj: Edhe sa bëhet mirë?

Mediale Vip

Capital T i trishtuar për rastin tragjik në Ferizaj: Edhe sa bëhet mirë?

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 12:59
Capital T

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka bërë me dije se ka ngelur i trishtuar nga ngjarja e fundit tragjike në Ferizaj.

Bëhet fjalë për rastin e paprecedentë të vrasjes së 18-vjeçares Marigona Osmani nga partneri i saj, Dardan Krivaqa, i cili tani ndodhet në arrest.

Capital T vendosi që ndërgjegjësimin lidhur me këtë ngjarje tragjike ta shprehë përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Bëhet fjalë për një video të shkurtër të shkëputur nga klipi i tij “Rrushe”, që është edhe kolona zanore e serialit me të njëjtin emër.

“Edhe sa bëhet mirë” citohet në vargjet e këngës – fjalë këto të cilat Capital T i ka shkruar edhe në mbishkrimin e videos së ndarë me ndjekësit e saj.

Edhe Capital T ashtu si shumë kolegë të tij kanë shprehur ndërgjegjësimin e tyre lidhur me këtë rast që ka tronditur të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat