Promovonte drogë në Facebook, krenohet për dy tentim vrasje – Kush është reperi problematik nga Gjilani?

Mediale Vip

Promovonte drogë në Facebook, krenohet për dy tentim vrasje – Kush është reperi problematik nga Gjilani?

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 17:30
The Mike

Që nga viti 2015 e deri më tani, gjashtë (6) aktakuza janë ngritur ndaj Ardian Xhaferit, i njohur ndryshe si ‘‘The Mike’’, anëtar i grupit muzikor ‘‘E7’’.

Prokuroria Themelore e Gjilanit, ka konfirmuar se Xhaferi ka aktakuza për “Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’. Një akuzë tjetër për ‘’Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’. për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’, aktakuzë për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’, si dhe një aktakuzë për veprën penale ‘’Kanosja’’.

Megjithë këto, ai vazhdon të jetë i lirë, e krenarë që ka mbi 60 aktakuza për vepra të rënda penale.

Për liderin e grupit ‘‘E7’’ në media është raportuar se i njëjti në vitin 2012 ishte dënuar me 1 vit e 8 muaj burg për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë” dhe “mbajtja në pronësi, në kontroll, në posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve” nga Gjykata e Qarkut në Gjilan.

Edhe para 3 viteve, Gjykata Themelore e Gjilanit, Xhaferit i kishte caktuar masën e paraburgimit prej tre muajsh pasi dyshohej për sulm me sëpatë dhe me thikë ndaj një personi në Gjilan.

“The Mike” dyshohet se të dielën e 27 janarit në parkingun e kafiterisë “Astoria” në Gjilan, sulmoi fizikisht të pandehurin G. A..

“Me dashje dhe përgatitje paraprake, me sëpatë dhe thikë në gjatësi prej 50 cm, e kanë sulmuar të njëjtin”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, e cila njoftoi se Ardian Xhaferit i është caktuar paraburgim prej 30 ditësh.

Ai ka qenë i përfshirë në procesin gjyqësor të zhvilluar në vitin 2012 kundër dy grupeve rivale muzikore në Gjilan të njohura si “Double G” dhe “E7”.

Ardian Xhaferi – “The Mike” – është i njohur për tekstet e tij agresive. Ai e identifikon veten si “Mbret i Rrugës”, e për të bëmat e tij problematike kanë shkruar në vazhdimësi mediat.

Ardian Xhaferri, promovonte drogën kohë më parë duke publikuar edhe një video ku shihej reperi duke konsumuar marihuanë bashkë me tre persona të tjerë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat