“Vitet ikin e ne po rinohemi”, Rona Nishliu publikon një portret të rrallë familjar për ditëlindje

Mediale Vip

“Vitet ikin e ne po rinohemi”, Rona Nishliu publikon një portret të rrallë familjar për ditëlindje

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 10:43
Rona Nishliu me familje

Rona Nishliu festoi ditën e djeshme 35-vjetorin, pa shumë zhurmë siç ajo di dhe vetëm në fund të ditës tregoi detajin më të bukur të festës.

Krah një fotoje me familjen e saj, bashkëshortin dhe dy fëmijët ajo shkroi:

“Vitet ikin e ne po rinohemi. Befasitë më të këndshme, përherë nga familja! Faleminderit që kujtoheni për mu edhe atëherë kur jam e sigurt se më keni harru. Ekip i mirë burri dhe nana ime. Gjithashtu faleminderit dhe gjithë juve për fjalët e ëmbla dhe dedikimet. Jam më e lumtura me ju”.

Fotot e Ronës me familjen janë ca të rralla, madje edhe postimet e saj në ‘Instagram’, ama dje na qerasi kaq bukur, si për ditëlindje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat