Mediet serbe shkruajnë për Rita Orën: Krenare për prejardhjen shqiptare por si e ndryshoi mbiemrin

Mediale Vip

Mediet serbe shkruajnë për Rita Orën: Krenare për prejardhjen shqiptare por si e ndryshoi mbiemrin

Nga: F.B Më: 26 gusht 2021 Në ora: 14:37
Rita Ora

Këngëtarja me prejardhje shqiptare Rita Ora nuk ka pasur gjithmonë mbiemrin që mban sot, shumë fansa nuk e dinë mbiemrin e mëhershëm të saj? Këngëtarja që sot jeton në Londër, është lindur në Prishtinë si Rita Sahatçiu, ndërsa mbiemrin e ka ndryshuar për shkaqe praktike, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

Në të vërtetë, shumica e njerëzve dhe bashkëpunëtorëve të saj muzikor nuk ka mundur të shprehin mbiemrin e mëhershëm të saj.

Ndërsa, emrin Rita e ka marrë nga aktorja e Holivudit, Rita Hejvort, të cilën e adhuronte gjyshi i saj Besimi, regjisor i njohur i filmit edhe teatrit.

Ylli i njohur muzikor britanik, është shumë krenare në prejardhjen e saj, ndonëse në Prishtinë ka jetuar vetëm në vitin e parë të jetës.

Prindërit e saj në vitin 1991 janë shpërngulur nga Kosova në Britani të Madhe, ndërsa Rita Ora ka shumë vjet që publikisht flet për prejardhjen e saj.

Kështu, në intervistën së fundi për "Channel Four" ajo ka folur për jetën e vështirë si refugjate, bazuar në përjetimet e prindërve të saj.

Babai i saj, Besniku, aktualisht është pronar i një lokali në Londër të Anglisë, ndërsa e ëma, Vera punon si psikiatre në Shërbimin publik shëndetësor në Britani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat