Në prag martese, ndahet çifti i njohur

Mediale Vip

Në prag martese, ndahet çifti i njohur

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 07:37
Blerta Ligaj, Erion Zeqiraj

Në muajin gusht të vitit që lamë pas,  ish-konkurrenti i “Big Brother”, Erion Zeqiraj, tërhoqi vëmendjen e mediave me propozimin super të veçantë që i bëri partneres së tij, Blerta Ligajt.

Ajo tha “Po” dhe lajmi i fejesës së çiftit bëri xhiron e rrjetit, ndërsa në Instagram nuk munguan edhe poza të ëmbla të Erionit dhe Blertës së bashku.

Prej pak kohësh ata kishin nisur të bashkëjetonin dhe tashmë ishin gati të hidhnin hapin e madh për marrëdhënien e tyre.

Madje, ato po ndërtonin nga e para një shtëpi të re ku do të jetonin pas martesës, por duket se planet s’kanë shkuar siç duhet.

Nuk e dimë ç’ka ndodhur, por duket se dyshja i ka dhënë fund marrëdhënies, duke marrë drejtime të ndryshme në jetë.

Erioni ka hequr të gjitha fotot me Blertën në llogarinë e tij në Instagram dhe nuk shfaqet më asnjëherë me të, ndërkohë që kjo e fundit e ka fshirë fare llogarinë e saj.

Asnjëri prej tyre nuk është prononcuar në media duke bërë kuriozë të gjithë njerëzit që i ndiqnin dhe simpatizonin çiftin.

Ende nuk dihen arsyet e ndarjes, megjtihatë lart e poshtë flitet se shkak për këtë është bërë xhelozia. Kjo pasi gjatë një interviste më herët, Erioni kishte treguar se Blerta është shumë xheloze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat